Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Burbuqe Leka, ka njoftuar se Komuna e Kamenicës po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë.
“Këtë vit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, komuna jonë prezantohet në eventin dyditor më të madh që i përket fushës së turizmit, duke shpalosur pikat historike, potencialet zhvillimore dhe trashëgiminë kulturore e natyrore që posedon vendi”-ka thënë Drejtoresha Leka.
Ajo gjithashtu ka shtuar se promovimi i vlerave që ka vendi ynë, u realizua përmes bashkëpunimit të Komunës së Kamenicës dhe Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit – Tourism & Sport CEO – Congress & Event Organization.