Vazhdon vandalizmi në Sheshin e qyteti,
Pasi kemi parë nga afër situatën ftojm institucionet e komunës së Gjilanit që sa më parë të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mundësuar ruajtjen e Sheshit nga njerzit e pa ndërgjegjshëm.
Radio Star ka raportuar edhe disa javë më parë për thyerjen e një pjese të këndit të lojrave në Shesh, po kjo dukuri ka shkuar edhe me gjër ku janë demoluar të gjitha pjesët.
Sheshi në qendër të qyteti, aty frekuentojnë fëmijë, nëna, të moshuar; aty edhe lozin fëmijët, pasi ka disa lodra… Por, pamjet në këndin e lojrave përmbysura e të demoluara, mbeturina gjithë andej janë pasqyrë e vandalizmit, sjelljeve të skajshme destruktive dhe përtej çoroditjes e marrëzisë!