Në procesin e votimit “pro” ose “kundër” shkarkimit të kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit, nuk është parë interesim i qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar as në këtë pikë.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’, duke thënë se mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim për Qeverinë dhe Republikën e Kosovës.
Statusi i plotë:
Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.
Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.
Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.
Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!