Zevendesministri Rexhep Kadriu bllokimi i rrugës ishte i domosdoshëm, sepse me rrëshqitjet e dheut në atë vend, rrezikohej jeta e qytetarëve!
Bllokimi i rrugës ishte i domosdoshëm, sepse me rrëshqitjet e dheut në atë vend, rrezikohej jeta e qytetarëve. Brenda njëzet ditëve, segmenti rrugor Kaçanik – Hani i Elezit lëshohet për qarkullim për të gjitha automjetet, të vogëla dhe ato transportuese.
Si Ministri e Infrastrukturës, mbetemi të përkushtuar që t’iu dalim në krah qytetarëve dhe të evitojmë çdo pengesë të mundshme që do ta pengonte lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve.
RK