Rreth 900 mijë persona janë regjistruar deri tash në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.
Kështu tha u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, derisa shtoi se në katër komunat veriore me shumicë serbe numri ende mbetet i vogël.
Sipas tij, komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive për t’u bërë pjesë e këtij procesi dhe këtu sipas tij ka ndikuar edhe thirrja e Listës Serbe.
Kastrati tha se ditëve në vijim do të veprojnë edhe karshi kësaj situate sipas ligjit në fuqi”, tha ai.
Kastrati tha se nëse regjistruesit nuk u shkojnë qytetarëve në shtëpi deri në 6 ditët e fundit të regjistrimit atëherë vetë qytetarët duhet t’i drejtohen komunës dhe ASK-së. Teksa tha se si procesin presin që në pjesën e dytë të qershorit të dalin rezultatet preliminare.