Kompania “InterPlast”, për dyer dhe dritare, pas sukseseve të njëpasnjëshme në tregun vendor, tani po shënon suksese edhe në tregun ndërkombëtarë, shkruan Radio Star.
Kualiteti i “InterPlast”, tani do të pushtojë çdo treg ndërkombëtarë në prodhimin e dyerve dhe dritareve, ku ofertat tani kanë mbërritur në adresën e saj nga kompani Amerikane dhe ato të Afrikës në Sierra Leone.
Teknologjia e fundit, të cilën e posedon “InterPlast”, ofron cilësi dhe profesionalizëm dhe kjo kompani dominon në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve.
“InterPlast” është një kompani lider në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve dhe ka fituar një reputacion të qëndrueshëm për cilësinë e lartë të produkteve të saj.
Përdorimi i materialeve të larta, teknologjia moderne dhe angazhimi për inovacionin ka bërë që “InterPlast” të dallohet në treg për cilësinë e saj të jashtëzakonshme.
Pronari i saj Shaban Xhymshiti, tregon se tregu në Kosovë dhe Shqipëri, ka një rëndësi të veçantë pasi kompania “InterPlast”, tanimë është e përfshirë në çdo qytet të Kosovës dhe klientët janë ndarë të kënaqur nga cilësia të cilën e ofron kompania.