Asambleisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhadin Haziri, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale në Gjilan, duke thënë se komuna është shëndrruar në qendër rehabilitimi të njerëzve të cilët e ndjejnë vehten si të afërmit të kryetarit apo të partisë në pushtet shkruan Radio Star.
Më tutje ai ka shtuar se kush e disa sa paga jepen në mënyrë të kundërligjshëm pa përshkrimin e detyrave nga buxhetet përkatëse të drejtorive komuanle, poashtu Haziri ka thënë se po bëhen punësime pa kritere, pa konkurse, pa përshkrime të vendeve të punës, duke e shfrytezuar një dobësi të menaxhmentit aktual të drejtorit të kësaj kompanie.
Shkrimi i plotë:
Ndërmarrja “Tregu “ qerdhe e militantëve të LVV-së
Komuna e Gjilanit është shëndrruar në qendër rehabilitimi të njerëzve të cilët e ndjejnë vehten si të afërmit të kryetarit apo të partisë në pushtet.
Jemi dëmitarë të punësimit të militatntëve partiak të LVV-së si në kuadër të komunës dhe drejtorive të menaxhuara nga kryetari I komunës nga radhët e vetëvendosjes.
Kush e disa sa paga jepet në mënyrë kundërligjore pa përshkrimin e detyrave nga buxhetet përkatëse të drejtorive komuanle. Nga ajo që kemi parë ka raste që mund të ndodhë që punëtori fare nuk shkon në punë, sepse nuk ka zyre për vendin e punës, ska ku të sistemohet sepse planifikimet komunale për paga jane te kufizuara si për nga numri ashtu edhe për nga buxhetet përkatëse. Në bazë të ktyre veprimeve patjetër duhet bërë shkelje ligjore me kontrata në vepër dhe të paguhen gjithë ato pozita të shpikura nga kodi përmallra dhe shërbime. Si duket ky pushtet ka harruar se tek rastet e punësimeve “ilegale” duhet paraprakisht të konstatohet puna shtesë nevojat specifike dhe të kerkohet për implementim nga zyra prokurimit sipas procedurave ligjore.
Gjithashtu, partia e komunës po harron se per ndryshimin e kategorive buxhetore duhet të marrë aprovimin nga këshilltarët e Kuvendit komunalë, organi vetëm për këto çështje, e jo të bëjë shkelje e dhunimin e buxhetit (parasë së popullit).
Kjo lenë të kuptohet se kjo qeveri lokale por edhe ajo qendrore nuk e ka prioritet sherbimin dhe hallin e qytetarëve, por prioritet e ka punësimin e familjarëve, shokëve dhe kënaqjen e apetiteve personale në “karriken e të parit te komunës”.
Këtyre ditëve, po shohim edhe proritete tjera të punesimit, atë në ndërrmarrjen publike “Tregu i Gjelbërt” Gjilan. Punësime pa kritere, pa konkurse, pa përshkrime të vendeve të punës, duke e shfrytezuar një dobësi të menaxhmentit aktual të drejtorit të kësaj kompanie. Si duket këtë manaxhement e ka futur në “mat” pozicion, ku për ndërmarrjen tregu në opinion flitet për keq menaxhim të skajshëm.
Ajo që bie në sy është se në këtë ndërmarrje punohet pa zyrtarë ligjorë, pa zyrtarë të prokurimit, pa zyrtarë të financave, e posaqerisht kur nuk ka zyrtarë të prokurimit blerjet bëhen online “Aliaexpres” dmth pa asnjë procedurë ligjore.
Kemi raste të shumta të këtyre lloj blerjeve siq është: rregullimi i rrethojës së tregut, rregullimi I zyreve të ndërmarrjes, blerja e mjeteve të rënda të punës si kamion e makineri tjera, ku tani kemi një blerje të një kamioni online (përmes websiteve).
Këto blerje I ka bërë drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie por me aprovimin e kryetarit, duke bërë shkelje te rënda ligjore në procedurë si nga zyrja e kryetarit të komunës, ashtu edhe nga ndërmarrja e tregut duke keqeperdorë buxhetin komunal, përkatësisht taksën e qytetqarit, tjetri në ndërmarrjen tregu, duke tjetërsuar këtë para duke konvertuar në kamion përtëcilin as nuk ka pasur nevojë tregu dhe as që I përket lamisë për të cilën e zhvillon.
Ne me kohë e kemi ngritur zërin si këshilltarë komunalë për të njoftuar qytetarët kemi zhvilluar edhe debate dhe njëkohësisht ka qenë I pajtimit edhe kryesusesi I kuvendit komunal, po nuk kemi njohuri se pse kemi këtë zmbrapsje nga kryesuesi I kuvendit, pa marre parasysh rreziqet duhet të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të votes se qytetarit dmth të interesit dhe parasë sëqytetarëve, duhet të merret një vendim I prerë nga kuvendi komunal dhe të zhvillohet një auditim i plotë dhe detal për këto probleme që janë paraqitur, vetëm e vetëm për të nxjerr të vërtetën e kësaj që po flitet në opinjon e sipas të gjitha gjasave këto janë të vërteta. Në rast se vërtetohen nga mjë auditorë i pavarur këto gjëra që po shihen në ndermarrjen tregu pa tjetër sipas përgjithësisë ligjore dikush duhet të jap llogari.
Këshilltari komunalë, Muhadin Haziri