Profesori universitar, Blerim Latifi, ka supozuar që PDK vlerëson që ky është momenti më i dobët i kryeministrit Kurti.
“PDK mund të, po supozoj, mund të vlerësojnë që ky është më i dobët për Kurtin. Sepse rekordi i tij i qeverisjes nuk na jep shumë, ska me cka mu mburr. Nëse ku është momenti që Kosova nuk pranohet në KiE, kjo është goditja e madhe për shtetin e Kosovës, goditja më e madhe që mund ta pësojë Kurti. Kur përfundimisht Kosova bllokohet në të gjitha aspektet në rrafshin ndërkombëtar”, tha Latifi.
Ai në emisionin “Pressing” të T7 përmendi edhe sanksionet e BE’së ndaj Kosovës.
“Krejt presioni ndërkombëtar është përqendruar në çështjen e asociacionit”, tha ai.
Latifi ka thënë se pas darkës mes Kurtit dhe Krasniqit, zgjedhjet e parakohshme janë “punë e kryer”.
“Unë mendoj që duke u nisur nga gjuha e butë dhe konstruktive që të dy bashkëbiseduesit na transmetuan që kanë pasë me njëri- tjetrin, unë mendoj që kjo punë është e kryer”, tha Latifi.