Sa isha Kryeministër, Gjilani kishte vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, vëmendje të merituar, që nuk e kishte pasur në qeveritë paraprake.
Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës në Gjilan, degës së parë në nivel vendi, bashkë me kryetarin, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritëm nga Naim Aliu me bashkëpunëtorë të cilët i falenderuam përzemërsisht për bashkëpunimin e sinqertë, për kontributin e dhënë ndër vite dhe rolin e tyre në shoqëri.
Më pas në selinë e Aleancës në Gjilan mirëpritëm dhjetëra anëtarë të rinj të cilët u bashkuan në familjen tonë politike, e cila është shndërruar në adresë serioze për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre për Gjilanin e për Kosovën. Aleanca është subjekti më serioz për përparimin ekonomik të vendit dhe integrimit euroatlantik.
Në fund të ditës, kisha nderin të ndaj mirënjohje për kryesinë e Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, të cilët në rrethana jashtëzakonisht të vështira për shqiptarët, kishin vendosur të krijonin organizimin paralel të sportit në kohën e okupimit. Shpirti atdhedashës i tyre, kishte kapërcyer edhe ato që dukeshin të pamundura. Lidhja e Sporteve ishte më shumë se sport, ishte për kombin, për lirinë e Kosovës.
Mirënjohës përjetë!