Pas nënshtrimit ndaj Albin Kurtit edhe dështimit në krye të Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ose duhet të shkojë të anëtarësohet në Vetëvendosje ose ta përzënë vetë anëtarët e PDK-së.
Derisa Kosova ka përfunduar si një shtet i dështuar që turpërohet ndërkombtarisht sistematikisht ky të paktën nuk gjen kurojnë e deklarimit të hapur dhe të qartë se në asnjë rrethanë s’bëhet pjesë e koalicionit zyrtar, as pas takimit të turpshëm, sepse praktikisht ky veçse e sqaroi heshtjen e tij të tash e sakoshme me konfirmim të një koalicioni faktik.
Në vend se ta intensifikojë opozitbërjen si nevojë jetike për shtetin në këtë dakik të ligë, ai ka zgjedhur të bëjë muhabete qosheve të përzgjedhura nga autori i kësaj situate Albin Kurti.
Ky moment nuk tregon asgjë tjerë veçse pranim të hapur të akuzave dhe shantazhit publik të bërë nga Faton Peci (sidomos nga Faton Peci) dhe nga Vetëvendosja tash e sa vjet.
Elektorati i PDK-së duhet ta dijë se PDK-ja fillimisht e më pas Kosova është shumë më e madhe se sa komoditetet e Memli Krasniqit e Uran Ismailit dhe tek e fundit askush s’iu ka borxh që për qëllime të tyre personale ta shesin interesin e Kosovës.
PDK nga sot pa asnjë diskutim mund të thuhet se udhëhiqet nga një klikë e dorëzuar dhe e nënshtruar te Albin Kurti që jo vetëm se nuk përfaqëson interesat e Kosovës, por as të anëtarësisë së partisë së vet.
Qe 3 vjet e gjysmë, Albin Kurti Abelard Tahirin e thërret si “deputeti me shurdhuese” referencë kjo e qartë se ai për të përfaqëson një kriminel me revole.
Qe 3 vjet e gjysmë Faton Peci del nëpër televizione të Kosovës duke e akuzuar direkt Memli Krasniqin se ai ka vjedhur milionat sa ishte ministër në ministrinë e Bujqësisë.
Qe 3 vjet e gjysmë Albin Kurti e akuzon opozitën se kanë qenë dhe janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it dhe kanë punuar për favor të Serbisë e në dëm të Kosovës.
“Vuçiç po iu kërkon juve”, bërtiste në një nga seancat.
Qe 3 vjet e gjysmë Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu japin indikacione se si partitë opozitare sa kanë qenë në Qeveri kanë punuar me kriminelë si Milan Radojiçiç e kanë bërë biznes me të.
Tash e sa kohë tregojnë se si në villen e Radojiçiç-it janë sekuestruar edhe materiale që dëshmojnë se ata e kanë vizituar Radojiçiç-in në shtëpinë e tij e çka jo tjetër.
Ofendimet dhe përbuzja patën shkuar aq larg saqë eksponentë të Vetëvendosjes në studio televizive deklaronin se “kush e voton PDK-në nuk është normal”, ose “është i shitur e ka interes direkt”.
Takimi i sotëm është edhe arsyeja përse fiton Albin Kurti në Kosovë. Nëse në fund të fundit përfundojnë në tavolinë me të për dëshirat e tij, brenda kushteve të tij, për temat e tij, për qëllime të vetat, atëherë përse njerëzit të mos votojnë direkt për të, po për shërbëtorët që i vendos në funksione ashtu siç i konvenon atij./Lirim Mehmetaj-Albanian Post/