Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Grenell, ish-emisarit presidencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me përgjigjen që Franca, Gjermania dhe Italia ia kthyen Kryeministrit Albin Kurti, derisa me ironi ka thënë se qeveria gjermane më në fund ka arritur të fitojë respektin e tij.
Ai e ka quajtur Grenellin “ekstremist të ish-presidentit Trump”.
“Përgëzime qeverisë gjermane! Ajo më në fund ka arritur të fitojë duartrokitjet dhe respektin e dobët të ekstremistit Trump, Richard Grenell në politikën për Kosovën! Çfarë përparimi!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman me ironi.
Grenell bëri dje në postim ku iu gëzua përgjigjes që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti për t’ia bërë të qartë që e mbështesin draft-statutin për Asociacionin nga Lajçaku, duke thënë se “europianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”.