Në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan për nderë të muajit të Ramazanit sonte janë bashkuar kategoria e njerëzve të cilët kanë kontribuar shumë në sfera të ndryshme të shoqërisë sonë kosovare.
Ata sonte ishin mysafirë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, në iftarin e shtruar enkas për gurbetqarë. Kryetari i KBI-së, Naim Aliu I falënderoi ata për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme për ndryshimin e gjendjes së popullit tonë. Kontributi I të cilëve ka qenë I theksuar edhe në ndërtimin e institucioneve të vendit, të Bashkësisë Islame, ne ruajtjen e familjes dhe aty ku kosovarët kanë pasur nevojë për mbështetje , gurbetqarët kanë qenë shtylla kryesore e përkrahjes në çdo sferë.
Në emër të gurbetqarëve nikoqirin e këtij iftari e falenderoi Haxhi Ekrem Muji I cili tha se është e vërtetë se janë munduar që të kontribuojmnë jo vetëm për familjet e tyre në gurbet, ngase dertet më të mëdha kanë qenë ato të cilat kanë pasur të bëjnë me vendlindjen tonë. “Ndërsa sonte jemi shumë të privilegjuar që Bashkësia Islame nuk e ka harruar mundin tonë modest dhe na ka bashkuar në sofrën e iftarit”, ka thënë ai.