Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka paralajmëruar një lëvizje të mundshme me Partinë e Drejtësisë, e njohur për qëndrime konservatore.
Rrahmani i cili ka kohë që i ka shfaqur pakënaqësitë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë publik qëndrimin e tij kundër Kodit Civil që lejon edhe martesat mes gjinisë së njëjtë, por edhe ligjin për fertilizim, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.
“Diskutime të rëndësishme dhe domethënëse si çdo herë…”, ka shkruar deputeti Rrahmani.
Kjo fotografi nuk dihet nëse është paralajmërim për aderimin e tij të mundshëm në Partinë e Drejtësisë, me të cilën i përputhen qëndrimet.
Partia e Drejtësisë po ashtu njihet për qëndrimet e saj më konservatore dhe vetë Agani i ka kundërshtuar çështjet për të cilat Rrahmani nuk pajtohet me Vetëvendosjen.