Një person ka njoftuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryej grabitje, mirëpo nuk kishte arrit.
Rasti ka ndodhur të dielën në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, nuk është raportuar për të lënduar.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
“Gjilan 02.06.2024 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte ne vendin e tij te punes, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryej grabitje, mirëpo nuk kishte arrit. Nuk raportohet për të lënduar, rasti po hetohet nga njesitet kompetente”, thuhet në raport.