Në një ceremoni të organizuar nga DEMOS dhe KDI, Gresa Avdiu është nderuar me çmimin si anëtarja me performancën më të mirë në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe në nivel vendi shkruan Radio Star.
Ky çmim e vendos Avdiun në radhët e liderëve të dalluar për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj komunitetit.
E emocionuar nga ky vlerësim, Avdiu falënderoi Zotin, familjen e saj dhe të gjithë ata që i qëndruan afër gjatë rrugëtimit të saj politik.
Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe inkurajimin që ka marrë, duke theksuar se ky çmim është një motivim i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve të Gjilanit.
Ky vlerësim për Gresa Avdiun është një shembull i qartë i profesionalizmit dhe angazhimit të saj në shërbim të komunitetit dhe një inkurajim për të gjithë anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Shkrimi i plotë i Gresa Avdiut(pa ndërhyrje):
Të dashur miq,
Me kënaqësi e emocion të veçantë, ju njoftoj se në bazë të monitorimit të përformancës së anëtarëve të kuvendeve komunale nga gjashtë komuna të Kosovës, ku u vlerësuan rreth 180 anëtarë të kuvendeve komunale, kam fituar dy çmimet kryesore:
1) Anëtarja e Kuvendit Komunal me përformancën më të mirë në Komunën e Gjilanit,
2) Anëtarja e Kuvendit Komunal me përformancën më të mirë në gjashtë komunat e monituara.
Falënderim të veçantë për organizatat DEMOS dhe KDI që zhvilluan këtë projekt! Faleminderit gjithashtu donatorëve, Zyrës së BE-së në Kosovës, ambasadës së Zvicrës dhe asaj të Suedisë.
Sado suksese të vogla të arrijmë në jetë, natyrshëm falënderimi i parë për ato suksese i takon Zotit dhe familjes. Mirënjohje e falënderim gjithë jetën për prindërit e mi!
Në suksese si këto, ndjej nga zemra t’i falënderoj ata të cilët mundësuan që të jem përfaqësimi i tyre në Kuvendin Komunal; votuesit e mi dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në veçanti në fshatin tim, në Përlepnicë.
Nga zemra faleminderit anëtarëve të familjes time politike, strukturave të partisë, kryetarit të degës, z. Lutfi Haziri dhe shefit të Grupit të Këshilltarëve Komunalë, z. Avdyl Aliu!
E juaja,
Gresa ✌🏻💙❤️