Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’ pas pezullimit të tenderit për renovimin e stadiumit të qytetit shkruan Radio Star.
Ai tha se Gjilani nuk po arrin të bëhet me stadium, gjë që po dëmton sportin dhe sportistët lokalë. Sipas Gagicës, pezullimi i tenderit është dëshmi e telasheve dhe problemeve në proces.
Shkrimi i plotë:
Gjilani assesi të bëhet me stadium!
Stadiumi nuk po bëhet assesi, e kjo e dëmton sportin dhe sportistët gjilanas. Krejt kjo katrahurë që po ndodh në Komunën e Gjilanit, është pasojë e një qeverisje të padijshme dhe një kryetari praktikant i cili nuk po ia del me kry punën siç duhet e siç ka premtuar.
Pezullimi i tenderit është dëshmi se diçka nuk po shkon, se ka telashe. Është veprim i cili vjen si rezultat i presionit mediatik e qytetarë.
Nëse nuk dini, ikni n’shpi. Nuk është marre me u dorëzu, marre është me vazhdu me dëmtu Gjilanin dhe qytetarët.