Pas një karriere të gjatë dhe të shquar, Sherafedin Latifi, Drejtor i Zyrës së Auditimit në Gjilan, ka arritur sot moshën e pensionimit shkruan Rasio Star.
Latifi, i cili ka shërbyer me përkushtim dhe integritet për shumë vite, është një figurë e respektuar në komunitetin e Gjilanit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, ka uruar Latifin për kontributin e tij të vyer ndaj komunës dhe qytetarëve të Gjilanit.
Kadriu theksoi se Latifi ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe se puna e tij ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në administratën lokale. “Sherafedin Latifi për shumë vite shërbeu në komunën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e komunës sonë, pa harruar edhe kontributin e tij të çmuar në punën e përditshme në shërbim të qytetarëve” tha Kadriu.
Latifi largohet nga pozita e tij me krenari për punën e bërë dhe me mirënjohje për mundësinë që ka pasur për të kontribuar në përmirësimin e jetës në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Pensionohet Sherafedin Latifi, drejtori i zyrës së auditimit në Gjilan
Sot pata kënaqësinë e veçantë ta presim në takim z. Sherafedin Latifin shefin e zyrës së auditimit të komunës sonë.
Z.Latifi për shumë vite shërbeu në komunën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e komunës sonë, pa harruar edhe kontributin e tij të çmuar në punën e përditshme në shërbim të qytetarëve.