Gjykata e Qarkut e Badenit e dënoi të pandehurin 49-vjeçar, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, për vrasje të rëndë.
Avokati i tij kishte kërkuar dënim me 8 vjet burgim, për vrasje nga pakujdesia ose vrasje në afekt. Por, pesë gjyqtarët e panë ndryshe. Ata njëzëri e kanë dënuar 49-vjeçarin me 17 vjet burgim për vrasje të rëndë. Prokuroria publike kishte kërkuar 18 vjet.
I dënuari gjithashtu duhet të paguajë dëmshpërblimin e të mbijetuarve prej 200,000 frangash. Atij mund t`i shtohen edhe pretendime të mëtejshme për dëmshpërblim përmes procedurave civile.
Afrim. T. e pranoi vendimin pa reaguar.
Pretendimi i prokurorisë lidhur me vrasjen dhe sjelljen e kryesit të saj është si vijon: “Pak më vonë ai telefonoi numrin e urgjencës. “Telefonata 15-minutëshe tregon në mënyrë mbresëlënëse se sa indiferent ishte ai ndaj vdekjes së gruas së tij”, tha prokurori publik.
Prokurori po ashtu kishte akuzuar 49-vjeçarin se e ka bërë qëllimisht në atë mënyrë që dera e banjës të mos lihej e hapur, pavarësisht udhëzimeve telefonike të policisë, të cilat ai i ka mohuar, shkruan Tages Anzeiger. “Nuk kisha forcë në situatë”, shpjegoi i akuzuari. Një ndihmës mjek e ka thyer derën pa asnjë problem. Gjithçka që mundi të përcaktonte ai, ishte vdekja e Shqiponja Isufit.
Disa orë më vonë, i akuzuari kishte përgatitur mëngjesin e së dielës për fëmijët, si zakonisht. Kur ata e pyetën pse kishte kaq shumë njerëz në shtëpi, ai u tha atyre “se mami ka vdekur”, por jo se si vdiq ajo. Sipas avokatit të familjes së viktimës, ai mësohet se është ankuar para të afërmve të tij të pikëlluar të cilët kanë shkuar në vendngjarje duke theksuar se gruaja e tij e kishte braktisur atë dhe fëmijët edhe pse më parë kishte thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.
“E gjithë kjo ishte një kryevepër aktrimi pothuajse perfekte”, tha përfaqësuesi ligjor i fëmijëve të mitur, transmeton albinfo.ch. Ndërsa avokati oi të dënuarit i është kundërpërgjigjur: “Ai nuk e falsifikoi trishtimin dhe dëshpërimin e tij të thellë. Gjithçka ishte e vërtetë”.
Në deklaratën e tij përmbyllëse të enjten, 49-vjeçari kishte thënë me një të folur me ndërprerje dhe duke qarë se “i mungon gruaja dhe fëmijët e tij çdo ditë”. Dhimbja është e padurueshme. “Zemra ime, më vjen shumë keq për atë që të kam bërë”.
Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.