Kryetari i PDK-së dega në Gjilan, z.Riad Rashiti, së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë, për nder të festës së Kurban Bajramit vizituan BIK-un në Gjilan, me ç’rast uruan kryetarin z. Naim Aliu.
Në këtë ditë feste e gëzimi ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë humanë e solidarë, mëshirues e tolerantë, duke ndihmuar njëri – tjetrin, e në veçanti të gjithë ata që kanë nevojë më shumë.
Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, e unitet të mirëfilltë, duke kujtuar që të gjithë, e me theks besimtarët, që kanë rol thelbësor në ndërtimin e një bote më të mirë tha Rashiti!