Dardan Molliqaj, Kryetar i Partisë Socialdemokrate, e ka vlerësuar për “të vdekur klinikisht” Lëvizjen Vetëvendosje duke iu referuar mbrojtjes së madhe të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila u bë e ditur të ketë pasur komunikim me ish-nënkryetarin famëjeq të Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Për Molliqajn, heshtja dhe mbrojtja e këtij skandali, dëshmon “që VV ka vdekur edhe si frymë edhe si koncept”:
“Për mua është e papranueshme që as një anëtarë i këshillit të përgjithshëm, as një aktivist që ka kontribuar shumë, as një deputet as një ministër mos me kundërshtu bre. Kjo është kur vdes klinikisht që quhet, tash më s’ka aty as parim as vlera as asgjë, po donë udhëheqësi jonë e mbron ai e mbrojmë na. Nëse me thënë Kurti që duhet me djeg në turr të drurëve Mimoza Kusarin se ka fol me Radojçiqin ose me dikë tjetër, ata thonë e djegim kjo i bie e vdekur”, ka deklaruar Molliqaj në “Debat Plus”.
recomm