Pesë persona janë arrestuar në aksionin policor kundër fajdeve.
Fillimisht u njoftua se aksioni po zhvillohej në Pejë e Prishtinë, ndërsa policia thotë se numri i të arrestuarve ka shkuar në pesë.
“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfirmuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e fundit të policisë.
Pamje nga arrestimet