Kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka bërë homazhe në Gjilani, në 25 vjetorin e rënies së Nezir Shurdhanit shkruan Radio Star.
Gagica ka thënë se Neziri ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Sot, në 25-vjetorin e rënies, kujtuam e nderuam heroin e kombit, Nezir Shurdhani, duke bërë homazhe tek vendi i rënies dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Armiku nga mllefi për humbjen e madhe që kishte pësuar nga UÇK-ja, në ikje e sipër nuk kishte zgjedhur metoda për tu hakmarrë. Neziri ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën.
Liria nuk ndodh natyrshëm, ajo vjen si rezultat i përpjekjeve shekullore dhe i sakrificës së shumë femrave e djemve tanë të cilët kishin nxjerrë çlirimin e atdheut para jetës së tyre.
Lavdi jetës dhe veprës së Nezirit!
Lavdi gjithë të rënëve në secilën etapë të historisë sonë!