Dritës i është larguar njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Astrit Fazliu. Sulmuesi i njohur edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Ferronikelit.
“Astrit Fazliu është zyrtarisht transferi më i ri që klubi ynë e ka bërë, i cili falë formës së mirë dhe lojës së treguar, ka qenë pjesë e klubeve të shumta në Kosovë dhe jo vetëm.
Në stinorin e kaluar Fazliu ka qenë pjesë e Dritës, teksa më parë ka luajtur edhe për Ferizajn, Ulpianën, Prishtinën, Shkëndijën, Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës” thuhet në njoftimin e skuadrës nga Drenasi./Indeksonline/