Policia e Kosovës u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet verore.
Bashkë me urimin e mirëseardhjes, Policia ka lëshuar edhe një apel për ta, duke u kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.
Në apel, Policia ka bashkëngjitur edhe gjobat për secilën shkelje të rregullave të trafikut, siç parashikohen me Ligjin e ri të trafikut.