Autoritetet policore, kanë raportuar për një rast të cilësuar si “dhunë familjare” dhe “sulm dhe pengim të personit zyrtar”, që ka ndodhur në Gjilan.
Policia ka bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ai, gjatë arrestimit, me sjelljet e tij agresive, i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.