Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, ka ngritur dyshime lidhur me financimin e disa xhamive në Kosovë nga struktura të dyshimta, të cilat ai i lidh me shërbime të Serbisë.
Gashi pretendon se dy xhami në Prishtinë dhe një në Matiçan dhe Veternik janë financuar dhe renovuar përmes investimeve të dyshimta nga Serbia.
“Ka xhami që janë financuar nga strukturat e dyshimta. Te shërbimi ushtarak i Serbisë, për shkak se ata kanë financuar xhamia në Kosovë. Duhet me thirr kryeimamin e Kosovës ta marrësh ne pyetje. Janë financuar dy tri xhamia midis Prishtinë me nga dy kulla, në hyrje të Veternikut në rrugën e Matiçanit”, tha Gashi në Debat Plus të RTV Dukagjini.
“Serbia i ka financiar xhaminë e Matiçanit dhe xhaminë në hyrje të Veternikut edhe midis Prishtinë te Xhamia e Madhe. Ke aksione të dyshimta, që janë financu e renovu xhamitë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.