SKIFTERAT E ‘DËBUAN’, FUTBOLLISTËT E ‘SHUAJNË’ MALLIN ME ARBNOR MORINËN
Disa prej futbollistëve dhe tashmë ish-futbollistëve të Gjilanit sot kanë takuar ish-trajnerin e tyre te kjo skuadër, Arbnor Morina.
Donat Kaçiu, Diar Mustafa, Armend Thaçi, Edmond Turku, Leutrim Bekteshi, Hasan Hyseni dhe Fisnik Papuçi kanë pasur një takim me Morinën, transmeton Gazetasheshi.
Morina së bashku me disa prej këtyre futbollistëve kishin kaluar një periudhë relativisht të gjatë së bashku te Gjilani, andaj një takim i tillë është i pritur, pavarësisht faktit se tifozët e klubit, ‘Skifterat’ ishin ata që kërkuan dorëheqjen e trajnerit për disa javë me radhë