Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur optimist se partia e tij do të marrë 12.5% të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.
Sipas Lekajt, befasia në zgjedhje do të jetë AAK’ja.
“Atë që e dimë ne si Aleancë, unë nuk mund të them as që jemi 20 as 15, do të thotë reale është 12.5 për qind. Pa shtytje që AAK-ja, nesër të del të zgjedhje i kemi 12.5 për qind. Ndërsa, pretendojmë të shkojmë, kur fillon fushata, me punën që po e bëjmë të rritet dhe mendoj që do të jetë befasia në këto zgjedhje AAK-ja. Jemi duke punuar në terren, jemi duke komunikuar me qytetarët e sidomos në diasporë ka përmirësime të dukshme dhe përkrahje të fuqishme. E kemi parë që kjo Qeveria e ka zbrazë vendin dhe më shumë janë jashtë qytetarët tanë sesa brenda. Prandaj është edhe te mërgata, sepse dihet me votën e mërgatës ka ardhë në qeverisje zoti Kurti”, ka thënë Lekaj në RTV Dukagjini.