Portieri gjilanas, Faton Maloku është bërë me skuadër të re.
Numri një i Feronikelit tashmë është bërë anëtar i nënkampionit të Shqipërisë, Kukësit, shkruan Gazetasheshi.com.
Malokut i kishte përfunduar kontrata me Feronikelin dhe ishte në bisedime me këtë skuadër, por oferta nga ekipi shqiptar bëri që ai të ndërrojë ambient.
Kësisoj, anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në edicionin e ri do të jetë nën urdhërat e trajnerit Pakult. Nga ana tjetër, Feronikelit i duhet tashmë të gjejë zëvendësuesin e Malokut. /Gazeta Sheshi/