Kushtrim Kadriu, Burim Berisha dhe Latif Maliqi kanë marrë iniciativë për të rregulluar dhe ngjyrosur ulëset e sheshit në Gjilan shkruan Radio Star.
Përmes kësaj vetëiniciative, ata kanë ngjyrosur të gjitha ulëset, duke përmirësuar pamjen e sheshit dhe duke krijuar një ambient më të këndshëm për qytetarët.
Ata kanë theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë në bashkëpunim me qytetarët dhe këshilltarët komunalë.
Janë bërë katër vite që kur u ndërtua sheshi i Gjilani u ndërtua në disa pjesë, por që nga ajo kohë mirëmbajtja e këtyre hapsirave publike po mungon.
Sot bashkë me asamblesitin Latif Maliqi, aktivisitin politik dhe ish- asambleistin Burim Berisha, pjesë të stafit tim dhe të shoqërisë civile si Aktivistja Arjeta Maka, bëmë lyerjen e ulëseve në të cilat ulen qytetarët tanë.
Përkundër faktit që komuna jonë paguan shumë punëtorë për mirëmbajtjen e hapsirave publike, ato nuk po mirëmbahen.
Aksione të tilla me qytetarë vullnetmirë dhe me këshilltarë komunalë do të ketë në vazhdimësi.
Ne do të krijojmë një #front të përbashkët në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.