Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 36 gradë Celsius.
IHMK rekomandon që personat me sëmundje kronike të kenë kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.
Një kujdes i veçantë u rekomandon, ky institut, edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.