Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka nisur me fitore fushatën kualifikuese në Champions League duke triumfuar ndaj skuadrës nga Andorra, UE Santa Coloma.
Ndeshja e cila është zhvilluar të martën ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Vendasit kanë kaluar të parët në epërsi me golin e El Ghazoui në minutën e njëzet e dytë. Megjithatë, Ballkani ia ka dalë ta barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Emerllahu.
Goli i fitores për skuadrën kosovare ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas një asistimi nga Kryeziu, ka qenë Karrica ai që e ka gjetur rrjetën.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave