Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë.