1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë ka Kosova, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, një numër i madh i kapitalit është investuar në banesa dhe shtëpi të pabanuara, shkruan Demorkacia.com.
Pos kësaj, ASK-ja ka publikuar edhe një raport për banesat dhe shtëpitë e regjistruara në Kosovë. Numri i banesave është 560 mijë, ndërsa numri i ekonomive familjare është 353 mijë, dhe numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banorë.
Në raportin e publikuar, të cilin e ka parë Demokracia, shihet se 186 mijë shtëpi e banesa në Kosovë janë të pabanuara. Nëse një shtëpi/banesë kushton 50 mijë euro, atëherë i bie që për to janë shpenzuar rreth 10 miliardë euro. Pra, 10 miliardë euro për banesa e shtëpi pa asnjë banor.
Në Prishtinë, 30 përqind e banesave-shtëpive të regjistruara janë të pabanuara, ose 27,194, nga gjithsej 61,336 sosh.
Në fushë Kosovë, numri i banesave/shtëpive është 27,707, nga to 10,675 janë të zbrazëta që nuk banon askush, ose 38.5 për qind.
Numri më i madhi i shtëpive-banesa të thata është në Dragash. Nga gjithsej 10,824 sosh, 43.4 për qind janë të thata.
Kjo përfaqëson një problem serioz ekonomik dhe social, duke treguar një nivel të lartë të kapitalit të vdekur, që është investuar në pasuri të paluajtshme që nuk sjellin asnjë përfitim ekonomik apo social për pronarët ose për shoqërinë. Prania e një numri kaq të madh të banesave të pabanuara mund të reflektojë një mospërputhje ndërmjet ofertës dhe kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme, probleme me planifikimin urban dhe rural, ose faktorë të tjerë ekonomikë dhe demografikë, raporton Demokracia.com.
Kjo situatë mund të ketë implikime të rëndësishme për politikëbërësit dhe investitorët në Kosovë, duke kërkuar një rishikim të politikave të strehimit dhe një analizë më të hollësishme të tregut të pasurive të paluajtshme për të identifikuar dhe adresuar shkaqet e këtij fenomeni.
Më poshtë mund të shihni shtëpitë-banesat e pabanuara në Kosovë. /Demokracia.com/