Regi Kastrati ka qenë një mur i pakalueshëm në Ligën e Parë, derisa i ka ofruar gjithë sigurinë e duhur 2 Korrikut në sezonin që sapo lëmë pas.
Paraqitjet e mira të Kastratit kanë shtyerë disa klube nga ky rank garash që ta ofertojnë atë me të mbyllur kampionatin, megjithëse futbollisti gjilanas ende i ka “letrat” e hapura për të gjitha klubet, shkruan Gazetasheshi.com.
“Po, është e vërtetë që kam patur një sezonë fantastike me 2 Korrikun. Fati nuk deshi që ne të jemi më lartë në renditje, por si përfundim ka qenë një rezultat i kënaqshëm. Me të përfunduar kampionati më kanë telefonuar disa skuadra nga Liga e Parë dhe më kanë bërë ofertë për edicionin e ardhshëm, por ende nuk kam vendosur dhe kjo nuk do të thotë që nuk jam i hapur për klubet tjera. Të ardhmes nuk i dihet dhe do shqyrtojë çdo opsion të mundshëm”, deklaroi Kastrati.
Kastrati në të kaluarën ka qenë pjesë e Dritës, ndërkohë karrierë ka bërë edhe jashtë vendit te skuadra Kosova (Gjenevë) në Zvicër.
/Gazeta Sheshi/