Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut pas arrestimit të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, për shkak të fletarrestit nga Serbia.
“Jemi në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitet të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarrestime të tilla për qytetarët tanë”, tha Kurti.
Arrestimi i Ramadanit u krye dje në pikëkalimin kufitar Jazincë-Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.