Sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku nuk do të jetë më pjesë e klubit llapjan.
Mirlind Daku gjatë kësaj jave pritet të transferohet në një klub të madh evropian.
Drejtori sportiv i klubit futbollisitik Llapi, Tahir Batatina ka konfirmuar këtë lajm për KosovaPress.
Ai tha se marrëveshja pothuajse është arritur dhe gjatë kësaj jave pritet që të nënshkruhet dhe Daku të fillojë aventurën e tij në Evropë.
Ndërsa klubin ku do të luajë Daku, nuk e bëri të ditur mirëpo tha se është një klub i madh evropian ku secili nga lojtarët e Superligës do të donte të luante aty.