Lajmi i fundit: Joe Biden tërhiqet nga gara për president të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një deklarate të publikuar në platformën ‘X’ ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga rikandidimi i tij në zgjedhjet e ardhshme.
Ky vendim vjen pas më shumë se tre viteve e gjysmë të udhëheqjes së tij, gjatë të cilave ai theksoi përparimet e mëdha të arritura nga administrata e tij.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka deklaruar Biden.