Në vazhdën e konferencave të përjavshme të paraqitjes së shqetësimeve të Degës dhe qytetarëve tanë, sot në emër të LDK-së para medieve i ka adresuar shqetësimet anëtari i Kuvendit Komunal, njëherësh anëtar i Kryesisë, .z Rijad Elezi.
Ai paraqiti problemin e katërt të identifikuar nga 101 problemet që do të paraqiten me radhë.
“Ky projekt infrastrukturor i rrugës Gjilan-Kllokot, filluar më parë, jo vetëm që nuk u përfundua tash e tri vite, por edhe puna e bërë shihet jo-cilësore, siç thotë populli “shkel e shko”. Nuk mund të flasim për punë të mira, kur pas 4 muajsh të shtrimit të rrugës, filluan gropat e mëdha e problemet e panumërta në qarkullim të qytetarëve. Kjo paraqet vështirësi për bizneset e kësaj ane, udhëtarët që frekuentojnë këtë rrugë shpesh e gjithashtu për banorët e zonës. E duke qenë se i pari i ekzekutivit prioritet i ka vizatimet e projekteve në letër, po e neglizhon pa fije turpi edhe përfundimin e këtij projekti jetik për qytetarët tanë. Qytetarët nuk duan vizatime, qytetarët duan projekte të realizueshme-, tha Elezi para medieve.
Gjilani meriton më shumë!
Gjilani meriton më mirë!