Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikus të Ligës së Konferencës, Drita e mposhti në udhëtim skuadrën islandeze, Breidablik, me rezultat 2-1.
”Intelektualët” e nisën ndeshjen në menyrë fantastike, duke shënuar gol qysh në minutën e 3-të, me golin e shënuar nga sulmuesi Arb Manaj.
Veton Tusha dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të. Me rezultat 2-0, Drita shkoi në pushim.
Krejt çfarë bëri skuadra e Breidablik, ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Isak Thorvaldsson, në minutën e 71-të.
Në fund Drita mbeti me një lojtar më pak, pasi Besnik Krasniqi u ndeshku me karton të kuq, dhe do të mungoj në ndeshjen e dytë.
Ndeshjen e kthimit Drita e zhvillon javën e ardhshme, në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, me datë 30 korrik.