Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet pas publikimit të Dr. Leotrim Kurteshi, i cili dje nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e shefit të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nagip Rexhepi” në Gjilan.
Dr. Kurteshi ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen si rezultat i një incidenti ku një nga doktorët e ndërrimit nuk iu përgjigj telefonatës së një pacienti, gjë që përfundoi me humbjen e jetës së pacientit për shkak të mungesës së ndihmës së parë.
Radio Star ka kontaktuar Prokurorinë për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti. Prokuroria ka njoftuar se tashmë ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të sqarojë ngjarjen në tërësi.