Ardita Sinani është zgjedhur kryetare komunës së Preshevës.
Sinani iu adresua qytetarëve të Preshevës përmes një fjalimi në Kuvendin Komunal, 28 ditë pasi në Preshevë u mbajtën zgjedhjet lokale.
Ajo uroi që kjo qeverisje të shkojë mbarë, duke njoftuar të gjithë qytetarët se do ta ketë derën hapur për ta.
Sipa saj, Presheva mbeti pa qeverisje pas “skenarit për kontrabandimin e pushtetit lokal në vitin 2022”.
“Akterët janë të ditur, skenarët janë të njohur, pasojat po ashtu. Prandaj, rezultatet e dala nga zgjedhjet e 2 qershorit, përveçse shprehje e vullnetit demokratik, ishin edhe mesazh për subjektet të cilat sot janë shumicë qeverisëse në komunën e Preshevës” tha mes të tjerash Sinani.
Deri më tani, Sinani ka shërbyer si këshilltare e kryeministrit Kurti, për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.