Dy replika në distancë mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetares së partisë Guxo, Donika Gërvalla, janë dëshmi se raportet mes tyre mund të jenë thyer përfundimisht.
Mënyra e ballafaqimit me njëra-tjetrën nuk është fort e zakonshme, pothuajse aspak, për gjuhën e politikanëve. Ato kanë zgjedhur këngët e Dafina Zeqirit për të thumbuar njëra-tjetrën për dallimet politike.
Të martën, Gërvalla e thumboi presidenten me këngën ‘Llafe-llafe’ të këngëtares kosovare.
‘Thumbimi’ i Gërvallës u lëshua gjatë një fjalimi të saj në festën “Faleminderit Mërgatë” para mijëra të pranishmëve në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
“Tani para se të kalojmë te këngëtari i ardhshëm, pasi na këndoi Dafina.. e dëgjuam këngën e presidentes ‘Llafe-llafe’, dëgjuam kryeministrin me mesazhin e tij dhe tani më mbetet të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuuar që kjo festë të jetë kaq madhështore”, tha Gërvalla, teksa lavdëroi kryeministrin Kurti, i cili paraprakisht u shfaq me një video-mesazh nga Parisi.
Presidentja ka replikuar sot në distancë me Gërvallën. Edhe ajo e ka përdorur një këngë të Dafina Zeqirit.
“Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime, të cilat janë të qarta, janë publike. Por, ndoshta për detaje ndonjë herë tjetër. Në qoftë se doni me këngë të Dafinës, e ka një të re tani para një muaji: Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast, përsëritës i gabimeve”, tha Osmani.
Kryetarja e partisë Guxo e ka thumbuar publikisht presidenten përmes këngëtares Dafina Zeqiri në një koncert të organizuar të martën në mbrëmje në Prishtinë për nderim të mërgatës.
‘Thumbimi’ u Gërvallës u lëshua gjatë një fjalimi të saj në festën “Faleminderit Mërgatë” para mijëra të pranishmëve në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.