Gjatë muajit maj, në rajonin e Gjilanit janë shënuar 53 raste të thumbimeve nga rriqërat, por pa ndonjë rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Sipas Shërbimit Epidemiologjik të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, bëhet e ditur se 33 rastet e thumbimeve nga rriqërat janë shënuar në Komunën e Gjilanit, kurse 20 rastet tjera në Komunën e Kamenicës.
Sidoqoftë, numri prej 53 rasteve të thumbimeve nga rriqërat, nuk lë vend për një situatë shqetësuese.
Madje, kjo u tha edhe sot në konferencën për media nga Selami Xhemajli, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Gjilan. /Gjilani.INFO/