“Nuk besoj kurrë që Kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”, ka thënë Burim Ramadani.
Këto komente, ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që, përkundër qëndrimeve të prera kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër të QUNIT-it, qeveria ka theksuar se ata janë për hapjen e saj.
Por, për Ramadanin, kreu i ekzekutivit “më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin!”.
“Çfarë dështimi? – Ai po dështon ta bind NATO-n që Ura të hapet. Ai po dështon që t’ia mbajë gojën mbyllur partizanëve të vet të padijshëm dhe eksperimental në Qeveri, parti e institucione tjera, të cilët kushtimisht kapën daullet për të na dhënë lajmin që ‘Ura po hapet pa dilema fare!’”, shkroi Ramadani.
Sipas tij, Kurti po dështon që të bëjë dallimin midis qëndrimeve diplomatike të shteteve partnere në raporte bilatarale; dhe udhëzimeve ushtarake të NATO-s për KFOR-in në çështje që ata i vlerësojnë me ndikim ne siguri dhe ambient paqësor.