Kryetari i degës së PDK-së z. Riad Rashiti, bashkë me nënkryetaren znj. Aurorë Osmani Buca, mirëpritën në takim miqësor, bashkatdhetarët tanë nga Franca, e aktivistët e shquar të PDK-së, z. Avni Bilalli kryetar i nëndegës së PDK-së në Lion, z. Iliri Azemi, kryetar i nëndegës në Clermont Ferrand, dhe z. Hazir Bunjaku në Strasburg, të shoqëruar nga aktivistët tjerë që jetojnë e veprojnë atje.
Në këtë bashkëbisedim, si çdo herë tjetër u çmua lartë kontributi i pazëvendësueshëm i shqiptarëve jashtë vendit, të cilët angazhimin për shtetin tonë e kanë pasur e e kanë të përhershëm në çdo formë!
PDK vazhdon të rritet e forcohet në çdo vend, falë angazhimit e përkushtimit të jashtëzakonshëm të aktivistëve shumëvjeçar, kuadrove të reja, e energjisë së pashteruar për të pasur një shoqëri e shtet të fortë e mirë të integruar!