Lëvizja Vetëvendosje në Taukbahçe të Prishtinës ka organizuar sot një takim bashkë me disa mërgimtarë.
Aty ka mbajtur fjalim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mërgimtarëve ai iu ka folur për “korrupsionin e qeverive të kaluara”, duke thënë se “gjendja ishte e rëndë”.
“Vera ishte dimër”, tha ndër tjerash Kurti.
“Kosova e ka një mërgatë kaq të lidhur me vendin e vet, sikurse atdheu ynë, sikurse vendi ynë. Kosova ka shumë miq e aleatë e partnerë, mirëpo nuk e ka ndihmën, përkrahjen, mbështetjen, sikur të bashkatdhetarëve që ndodhen jashtë atdheut, por brenda kombit. Ejani sa më shpesh, lidhuni me njëri tjetrin dhe bashkë jo vetëm që ia dalim, po s’ka kush që na ndalë”.
“Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimë. Korrupsioni pati pllakosur qeverisjet e më hershme në majat e saj, buxheti i shëtit zvatej nga pikat e partive në koalicionin qeverisës, taksat që derdhësin te thesari i shtetit nga djersa e qytetarëve përfundonin në xhepat e pushtetarëve”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, ai tha se mërgimtarët do ta kenë më të lehtë për të votuar duke përmendur ligjin e ri.
“E kemi mundësuar votimin nëpërmjet ligjit të ri në ambasada e konsultata, qoftë me postë direkt në KQZ, qofte me postë në ambasada e konsullata”, ka thënë ai.