Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj mbrëmë ka ndarë pamje nga nata e aktivitetit Car Night Show, organizim ky i bërë nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Marakli t’kerreve.
Në kuadër të këtij aktiviteti dashamirë e profesionistë të grupit Marakli t’kerreve kanë paraqitur veturat e tyre para një numri të madh njerëzish të mbledhur për të parë këtë show, në oborrin e Viva Fresh Store.
Kryetari Rahimaj ka njoftuar se befasia e mbrëmjes ka qenë Gazmend Demolli, i cili ëstë kampion i shumëfisht Europe në garat automobilistike.
“Event e natë të tillë, Kamenica nuk ka pasur më herët”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai me këtë rast ka falëndeuar grupin Marakli t’kerreve për bashkëpunimin në organizim.
Gjithashtu Kryetari Rahimaj ka njoftuar se Kamenica Summer Fest vazhdon.