Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest, dje në sheshin e qytetit “Metush Kransiqi” janë ekspozuar edhe instalacionet e fundit të punuara nga i riu nga Kamenica Gëzim Morina.
Gëzimi dje para të pranishmëve ka ekspozuar si dhe ka treguar procesin e ndërtimit të aeroplanëve me telekomandë si dhe dronit peshëmbajtës.
Kujtojmë se Gëzim Morina është ndër të paktë që mirret me ndërtimin dhe punimin e instalacioneve të tilla, i cili tashmë ka marrë edhe vëmendjen institucionale vendore por edhe të atyre jashtë.