Konspiracionisti kosovar, Arianit Sllamniku, ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe Tomë Gashin për të ashtuquajturën “teorinë e Lloznicës” për Faton Hajrizin. Sllamniku me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga të tjerët ta citojnë, meqë mund t’i padisë për “të drejtë autoriale”.
Sllamniku ka thënë më herët se beson që Faton Hajrizi është gjallë. Njësoj ka deklaruar edhe ministrja Haxhiu e më pas avokati Gashi.
“Pas Ministres së drejtësisë z. Haxhiu tani edhe avokati Tomë Gashi më paska kopju me teorinë e Lloznicës! Herave tjera pres nga ju të më citoni sepse mund “të ju padis” për të drejtën autoriale në analizë të ngjarjeve si ajo e Lloznicës”, ka shkruar ai.